Kaos në zyrat e BE-së, zjarrfikësit kërkojnë kushte më të mira pune

schedule10:49 - 8 Mars, 2023

schedule 10:49 - 8 Mars, 2023

Zjarrëfikësit belg sulmuan ndërtesën e Komisionit Europian përgjatë një demonstrate që po mbahej në Bruksel. Policia arriti ti bllokojë ata në hollin e sigurisë dhe përdori gaz lotsjellës për ti larguar.

Punonjësit e zjarrfikësve dolën në protesta për të kërkuar kushte më të mira pune, rroga më të larta  si dhe shtim të stafit.

Fillimisht demonstratat u mbajtën pranë ndërtesës së parlamentit belg dhe zyrës së kryeministrit, përpara protestuesit të vendosnin të hynin me forcë në selinë e Komisionit Europian.

Forcat zjarrëfikëse ishin mbledhur nga të gjitha qytetet belge në kryeqytet. Për disa orë ata bllokuar edhe qarkullimin në pjesën lindore të  Brukselit.

Forcat zjarrëfikse në Beligjikë kanë nisur demonstratat e tyre që prej 27 janarit të këtij viti me kërkesën për kushte më të mira pune dhe siguri të shtuar.

/abcnews.al