Kaos në Sudan/ Të shtëna me armë dhe përplasje mes grupit paraushtarak dhe ushtrisë

schedule11:43 - 15 Prill, 2023

schedule 11:43 - 15 Prill, 2023

Të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin sudanez, Khartoum, pas disa ditësh tensionesh mes grupit paraushtarak dhe ushtrisë së vendit.

Mosmarrëveshja përqendrohet rreth një tranzicioni të propozuar drejt sundimit civil. Sipas informacioneve, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë selisë së ushtrisë në qendër të qytetit.

Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) thonë se kanë marrë kontrollin e aeroportit. Më herët kishte thënë se një nga kampet e saj në jug të Khartoum ishte sulmuar.

Nga ana e saj, ushtria ka thënë se luftëtarët e RSF-së po përpiqen të marrin në kontroll selinë ushtarake.

Sipas dëshmitarëve ka pasur të shtëna edhe në qytetin verior të Meroëe. Gjeneralët kanë drejtuar vendin përmes atij që quhet Këshilli Sovran që nga një grusht shteti në tetor 2021.

RSF është nën komandën e zëvendëspresidentit të këshillit, Gjeneral Mohamed Hamdan Dagalo. Ushtria, ndërkohë, udhëhiqet nga gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, i cili është kreu i Këshillit Sovran.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!