Kaos në Parlamentin e Serbisë/ Deputetët e opozitës bllokojnë seancën, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

schedule18:44 - 5 Shtator, 2023

schedule 18:44 - 5 Shtator, 2023

Parlamenti i Serbisë është përfshirë nga kaosi në punimet e seancës së zhvilluar këtë të martë në Beograd.

Deputetët e opozitës bllokuan punimet e seancës, shkruan Nova.

Opozita paralajmëroi më parë se do të bllokojë punën e parlamentit dhe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe të Beogradit deri në fund të vitit.

Pasi u miratua rendi i ditës së seancës së pestë të jashtëzakonshme të Kuvendit, disa deputetë u ngritën nga vendet e tyre dhe me fishkëllima dhe britma filluan të pengojnë punën e parlamentit dhe prezantimin e kryetares së qeverisë së Serbisë, Ana Bënabiç për ribalancimin e buxhetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!