Kaos në MotoGP, koronavirusi pezullon dy garat e famshme

schedule14:19 - 29 Maj, 2020

schedule 14:19 - 29 Maj, 2020

Koronavirusi ka gjunjëzuar sportin e MotoGP. Dy gara të radhës janë pezulluar: ajo e Silvestrone (Britania e Madhe) dhe Phillip Island (Australi).

Gara e Silvestrone ishte programuar në 30 gusht, ndërsa ajo përtej oqeanit do të ndodhte në 25 tetor. Botërori i vitit 2020 duhet të fillojë në 19 korrik dhe do të ketë vetëm 12 gara.

E para pritet të jetë ajo në Jerez de la Frontera të Spanjës, por nuk është konfirmuar akoma. Për momentin, i sigurt është vetëm Çmimi i Madh i Misanos në Itali (13 shtator). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!