Katërmbëdhjetë të vdekur është bilanci i përleshjes mes qytetarëve të qytetit Texcaltitlán dhe anëtarëve të kartelit të drogës La Familia Michoacana në Meksikë.
Përleshjet shpërthyen kur anëtarët e kartelit u kërkuan fermerëve të qytetit të vogël të rrisin taksën që paguajnë, një praktikë e zakonshme në qytetet pranë rrjeteve të trafikut të drogës.
Fermerët refuzuan, duke çuar në një përleshje masive midis tyre.
Sipas informacioneve, 4 fermerë dhe 10 anëtarë të kartelit u vranë, duke përfshirë udhëheqësin, Rigoberto de la Sancha Santillan, i njohur gjithashtu si “El Payaso”.
/abcnews.al