Kaos në Londër/ Makina përplaset me portat e Downing Street, arrestohet autori

schedule08:51 - 26 Maj, 2023

schedule 08:51 - 26 Maj, 2023

Një makinë është përplasur në portat e Downing Street në Londër. Lajmi është bërë i ditur nga Sky News, sipas të cilit një person është arrestuar. Nuk duket se ka të lënduar. Trafiku është bllokuar dhe zona përreth e Whitehall, ku ndodhen zyrat e qeverisë, është rrethuar nga efektivët.

Kryeministri Rishi Sunak ishte në Downing Street në momentin e përplasjes, u largua pas incidentit. Kancelari Jeremy Hunt ishte gjithashtu në Downing Street në atë kohë

Një kalimtar ka filmuar skenën me telefonin e tij. Në videon e tij, e cila është publikuar, shohim makinën, me ngjyrë të argjendtë, që përfundon përballë portës, ndërsa ecën me shpejtësi të ulët dhe hapet bagazhi. Oficerët e armatosur që ruanin hyrjen e rezidencës së kryeministrit britanik arrestuan drejtuesin e makinës.

Sipas Scotland Yard, ai u arrestua me akuzën e dëmtimit të rëndë me dashje dhe drejtimit të rrezikshëm. Nuk dihet nëse ky ishte një veprim i qëllimshëm. Policia tha se po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Pak ditë më policia amerikane ndaloi shoferin e një kamioni, i cili u përplas të hënën në mbrëmje me barrierat e sigurisë në Sheshin Lafayette ngjitur me territorin e Shtëpisë së Bardhë. Sipas dokumenteve të gjykatës, ai lavdëroi Adolf Hitlerin para hetuesve, pas arrestimit të tij, dhe tha se ai synonte të “vriste Presidentin Biden”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!