Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kaos në Beograd, kamioni me raketa aktive përmbyset në mes të rrugës

schedule14:59 - 9 Prill, 2021

schedule 14:59 - 9 Prill, 2021

Në bypass-in rreth Beogradit në drejtim të Ostruznica është krijuar një gjendje kaosi për shkak të trafikut të krijuar.

Trafiku është krijuar sepse një kamion ushtarak që po transportonte raketa aktive, u përmbys në rrugë mëngjesin e sotëm.



Drejtuesi i kamionit, e cili kishte humbur kontrollin e mjetit, është plagosur lehtë dhe nuk është në rrezik për jetën. Edhe dy pasagjerët e tjerë, që ndodheshin në kamion, janë plagosur lehtë.

Gjithashtu jeta e banorëve dhe mjedisi nuk janë në rrezik, duke marrë parasysh specifikën e ngarkesës dhe se njëra prej raketave kishte dalë jashtë kamionit.

Tashmë rruga është bllokuar në të dy drejtimet ndërsa raketat po transportohen në Pasuljanske livade./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!