Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kaos në aeroportin e Filipineve, mijëra udhëtarë anulojnë fluturimet

schedule08:04 - 2 Janar, 2023

schedule 08:04 - 2 Janar, 2023

Një ndërprerje e energjisë elektrike në aeroportin kryesor të Filipineve shkaktoi anulimin dhe shtyrjen e disa fluturimeve të brendshme dhe ndërkombëtare, duke krijuar panik dhe shqetësim te udhëtarët.

Për shkak të ndërprerjes n së energjisë që ndodhi të dielën në mëngjes (1/1/23), rreth 300 fluturime vendase dhe ndërkombëtare u vonuan, anuluan ose u devijuan drejt aeroporteve të tjera nga aeroporti i Manilës.

Më shumë se 65,000 pasagjerë u prekën nga ndryshimet e fluturimeve. Sekretari i Transportit Jaime Bautista tha në një konferencë shtypi se kanalet e komunikimit, interneti, radio dhe radari u prekën nga ndërprerja e energjisë në Qendrën e Kontrollit të Trafikut Ajror.

Fluturimet rifilluan nga aeroporti Ninoy Aquino në kryeqytetin Manila pasi sistemi i trafikut ajror u rivendos gjatë ditës. Ndërkohë, autoritetet u kanë kërkuar kompanive ajrore të rrisin numrin e fluturimeve për të adresuar ankesat e pasagjerëve. Autoritetet kanë këshilluar se mund të duhen deri në 3 ditë që fluturimet të kthehen në nivelin e tyre normal./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!