Kaos dhe radhë kilometrike në Kakavijë, reagon ministri Lleshaj

schedule13:19 - 14 Gusht, 2020

schedule 13:19 - 14 Gusht, 2020

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Kakavijë.

Ministri shkruan se në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi, teksa iu  bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre.

“Procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek 🇦🇱🇬🇷 kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese. Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar.

Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta”, shkruan Lleshaj në “Facebook”.

 

Procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek 🇦🇱🇬🇷 kanë krijuar radhë të gjata bashkë me…

Gepostet von Sander Lleshaj am Freitag, 14. August 2020

 

/abcnews.al/