Një 29-vjeçar me iniciale A.A. banues në Berat është arrestuar nga policia pasi ka kanosur një 41-vjeçar me iniciale E.D. Pas kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi një shkop goditës metalik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.A., 29 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pasi kanosi shtetasin E.D, 41 vjeç, banues në Berat, pas njoftimit të marr policia ushtroi kontroll në banesën e tij ku iu gjet dhe sekuestrua një shkop goditës metalik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”, njofton policia./mv. abcnews.al