Kanosi me sëpatë djalin e tij, arrestohet autori në Devoll

schedule14:51 - 26 Korrik, 2021

schedule 14:51 - 26 Korrik, 2021

Devoll –  Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Sul të Devollit, ku një person ka kanosur me sëpatë djalin e tij.

Menjëherë pas njoftimit policia ka arrestuar Xh. P., banues në fshatin Sul, Devoll, pasi dyshohet se në banesë, ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me sëpatë djalin e tij, shtetasin R. P., banues në fshatin Sul, Devoll.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërkohë policia njofton se më datë 26.07.2021, në mesditë, në fshatin Kalivaç, Pogradec, në banesë, dyshohet se ka tentuar të vetëdigjet me benzinë shtetasja D. H., 29 vjeçe, e cila për pasojë ka marrë djegie të shumta trupore dhe aktualisht ndodhet në Spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat e para dyshohet se kjo shtetase vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!