Kanosi me arme kushëririn, arrestohet 41-vjeçari në Kurbin

schedule13:00 - 24 Nëntor, 2020

schedule 13:00 - 24 Nëntor, 2020

Policia ka arrestuar një 41 vjeçar në Kurbin, pasi akuzohet se ka kanosur me armë kushëririn e tij. Në pranga ka rënë G. Ll., 41 vjeç, banues në fshatin Dilbnisht.

Sipas policisë ky i fundit më datë 23.11.2020, në fshatin Dilbnisht, Kurbin, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Gj. Ll., dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

41-vjeçari është arrestuar pas disa orësh ndjekje nga policia dhe falë bashkëpunimit me familjarët.

Njoftimi i policisë:

Kanosi me armë zjarri kushëririn e tij, Policia vë në pranga 41-vjeçarin.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kapën dhe arrestuan shtetasin G. Ll., 41 vjeç, banues në fshatin Dilbnisht, Kurbin, pasi pasditen e datës 23.11.2020, në fshatin Dilbnisht, Kurbin, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Gj. Ll., dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë Kurbin, me të marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë vijuar me krehjen e zonës. Pas disa orësh ndjekjeje dhe falë bashkëpunimit me familjarët, shërbimet kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit G. Ll., si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës tip pistoletë të cilën e kishte hedhur në malin e fshatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje”.