Kanosi me armë gjahu një familje, arrestohet 30-vjeçari në Mirditë

schedule10:29 - 21 Korrik, 2021

schedule 10:29 - 21 Korrik, 2021

Policia e Lezhës ka bërë të mundur parandalimin e një konflikti që mund të përshkallëzonte ,më tej.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 30 vjeçar i cili kanosi me armë gjahu një familje.

Sipas informacioneve mësohet se i riu pas një konflikti për motive pronësie ka kanosur me armë gjahu  që e mbante pa leje në banesë, shtetasit Gj. P., D. P., R. P. dhe L. P.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një tjetër shtetas i akuzuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Njoftimi i plotë:

Policia e Mirditës parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie.

Kanosi me armë gjahu një familje, vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut, të cilën e mbante pa leje.

Gjithashtu, vihet në pranga një shtetas tjetër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Shërbimet e Policisë Mirditë, pasi kanë marrë njoftimin për një konflikt mes fqinjëve në fshatin Kthjellë e Epërme, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe vënien në pranga të shtetasit B. C., 30 vjeç, banues në Kthjellë e Epërm, Mirditë.

Ky shtetas ka kanosur për motive pronësie, me një armë gjahu që e mbante pa leje në banesë, shtetasit Gj. P., D. P., R. P. dhe L. P.

—–

Gjithashtu, nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. B., banues në Shkodër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!