Një 38-vjeçar me iniciale S.K. është arrestuar nga policia pasi ka kanosur ish-gruan e tij e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtje.
Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 38 vjeç, pasi ka kanosur ish bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. m.v/abcnews.al