Dy persona u vunë në pranga këtë të shtunë në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Credit”.
Shtetasit M. L., 23 vjeç dhe B. A., 33 vjeç u arrestuan pasi kanë kanosur një 34-vjeçar dhe familjarët e tij, për dhënie pasurie.
Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit organizonin lotari të palejuara, me anë të aparateve të tyre celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ata akuzohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
Operacioni u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 2./abcnews.al