Humbja poshtëruese e pësuar me Bayern Munich e ka bërë edhe më ët rëndë situatën në klubin e Tottenham. Ka shumë pikëpyetje për të ardhmen. Trajneri Mauricio Pochettino është nën presion dhe rrezikon largimin. Në Angli, që prej eliminimit nga Carabao Cup, kanë nisur të qarkullojnë emra të ndryshëm për ta pasuar.
Nëse Pochettino mund ta shkarkojnë, me lojtarët situata është tjetër. Rezultatet jo të mira po ndikojnë tek ata. Një pjesë e mirë e tyre kanë oferta dhe duan të luftojnë për trofe. Harry Kane është nj prej tyre dhe te Tottenham kanë frikë se në verë do të kërkojnë largimet.
The Times shkruan se ata i druhen faktit që Real Madrid, Manchester United dhe Chelsea e kanë një sy tek ylli i tyre i sulmit. Një sezon i dobët i “Spurs” mund të sjellë largime të rëndësishme dhe në klub mezi presin kthesën te rezultatet pozitive. /abcnews.al