Kur je në prag të festave e sidomos të asaj të Vitit të Ri, të gjithë mendojnë shumë për detajet festive. Qofshin këto dekor shtëpie, shtrim tavolinë me elegancë apo veshje.
Këtë vit ndërrimi i viteve do të festohet në shtëpi e për të kaluar një mbrëmje fantastike vajzat më të njohura në Instagram japin sugjerimet e tyre.
Marina Isufi, Sada Peca dhe Gerta Çiçi treguan në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi se për një video 1 minut apo disa sekonda punojnë gjithë ditën.

“Se ndonjëherë duket shumë e thjeshtë. Një video një minutë në Instagram, thua po se 1 minutë, ça është ajo! Por në fakt do orë të tëra punë”, tha Marina.
“Do të thotë që gjithë dita ikën për të bërë një video 15 sekoda dhe është jashtë mase e vështirë, aq më shumë në videot ku eksperimenton. Por, kur marrë feedback pozitiv kënaqem dhe them ia vlejti”, tha Gerta.
Por, jo vetëm kaq! Ato hasen shpesh me “akuza” nga ndjekësit e tyre kur marrin inspirim nga dikush tjetër.
“Në momentin që ti inspirohesh nga dikush e quajnë kopje direkt”, tha Marina
Ndërkohë stilistja Sada Peca shtoi se cdo njeri ne profesionin e tij duke te zbulojë bukurinë e individualitetit tek vetja.
“Mendoj që një stilist ose një make up artist, një bloger cilido qoftë profesioni, secili duhet t zbulojë atë bukurinë e individualitetit te vetja dhe të identifikohet për atë që bën”, tha Sada
Ndonëse njihen si vajzat më të ndjekura në rrjetet sociale ato treguan në program se janë edhe nikoqire për shtëpi, duke u kujdesur për çdo gjë sa I takon punëve të përditshme apo edhe në rastet e festave. Ato thane se i bëjnë me ‘themel’ siç tradita i do.

