Ushqimet e hidhura zakonisht nuk janë të këndshme për shijen dhe shpesh njerëzit i shmangin ato. Sidoqoftë, këto lloje ushqimesh mbrojnë funksionin e zorrës. Përmirësojnë tretjen dhe stimulojnë sekretimin e lëngjeve tretëse në pankreas. Për këtë arsye, duhet t’i përfshini në dietën tuaj ushqimore.
Kakao
Kakao ka një shije të hidhur dhe përveçse është shumë e mirë për zorrën, është një burim magnezi, kalciumi, zinku dhe hekuri. Është gjithashtu i pasur me flavonoide, që kontribuon në funksionimin e duhur të trurit.
Kamomili
Nëse dëshironi një pije të hidhur që është e mirë për stomakun por nuk doni të konsumoni kafeinë, atëherë mund të zgjidhni kamomilin. Në vend që t’ju japë energji, si pijet me kafeinë, ai ju relakson.
Kafe
Përveç efektit të saj të dobishëm në zorrë, kafeja jep energji, ndërsa stimulon trurin dhe përmirëson funksionin e zemrës.
Limoni
Limoni është i mirë për zorrët dhe sistemin tretës. Hidhni limon në ujë pasi lufton fryrjen e barkut. Në të njëjtën kohë, lëkura e tij ndihmon në funksionin e zorrëve.
Çaj jeshil
Konsiderohet si pija më e shëndetshme pasi përmirëson funksionin kardiovaskular dhe atë të trurit. Sipas studimeve, gjithashtu përmirëson gjendjen shpirtërore.
Uthull molle
Uthulla e mollës ndihmon me tretjen. Nëse nuk e doni shumë uthullën, mund ta zëvendësoni lehtësisht me lëng limoni.
Rukola
Rukola është shumë ushqyese dhe përveçse është e mirë për zorrën tuaj, gjithashtu kontribuon në shëndetin e mirë të kockave, pasi përmban vitamina A, K dhe C. /abcnews.al