Anglia u mposht 2-0 në Bruksel kundër Belgjikës mbrëmjen e kaluar. Tielemans dhe Mertens i dhanë tre pikët “Djajve të Kuq” dhe vendin e parë (12 pikë) në grupin 2 të Nations League.
Anglia ka mbetur e treta me 7 pikë kur ka mbetur për t’u luajtur edhe një ndeshje, duke i dhënë fund shpresave për të zënë vendin e parë. Humbja krijon gjithmonë mërzitje, por Harry Kane mendon pozitivisht.
Belgium 1-0 England
10′ Youri Tielemans#BELENG #BEL #England #UEFANationsLeague #kane #HARRYKANE pic.twitter.com/7sgqWwRD6o— ricky (@ricky91730734) November 15, 2020
Sulmuesi dhe kapiteni i Anglisë, vlerëson lojën e kombëtares së tij në disfatën me Belgjikën, teksa thekson se “Tre Luanët” po luajnë një futboll spektakolar.
“Objektivat personalë janë të mëdha, por në fund ka rëndësi fitorja e ndeshjeve. Mendoj se bëmë sa duhet për të mposhtur Belgjikën, u treguam fantastikë, por nuk patëm aspak fat dhe pësuam dy gola.
Describe this goal with an emoji!
Belgium’s Dries Mertens’s free-kick masterclass against England#NationsLeague #BeyondTheGame @powerfmuganda pic.twitter.com/kmwYAGTKL9
— Priscilla Nalwoga (@PriscillaNallie) November 16, 2020
Unë jam një tip që gjithmonë tentoj të shoh gjërat pozitive, jemi një ndër kombëtaret që luajnë futbollin më të bukur në Evropë“, deklaroi Harry Kane, sulmuesi i Tottenham. /abcnews.al