Diferencat me Anglinë janë të mëdha dhe një gjë e tillë u vu re sot në “Air Albania”. Kombëtarja shqiptare humbi 0-2 kundër ekipit të Gareth Southagate, që siguroi fitoren e dytë radhazi dhe kryeson grupin I me 6 pikë të plota.
Gol, asist dhe traversë: Harry Kane tregoi në “Air Albania” se është një sulmues i frikshëm. Kapiteni i Anglisë, foli shkurt për Supersport pas fitores 0-2 që arritën “Tre Luanët” përballë kombëtares tonë.
“Ishte një ndeshje e vështirë, sidomos pjesa e parë. Nuk i jap notë Shqipërisë, por ishte ndeshje e vështirë. Jemi të kënaqur me tre pikët“, deklaroi goleadori i Tottenham. /abcnews.al