Inspektorati Shtetëror i Kroacisë këtë të premte ka njoftuar se disa lloje Chips që prodhohen në Serbi janë konstatuar me përmbajtje kancerogjene.
Nga të dhënat rezulto se një sasi e lartë e akrilamidit kancerogjen është gjetur në këto Chips.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Komisioni Evropian që e ka konfirmuar një prani të tillë të kësaj substance.
Akrilamide gjenden zakonisht në bukë, patate të skuqura, drithëra, biskota dhe kafe.
Agjencia Kroate e Ushqimit vlerëson se prania e akrilamidit në ushqim mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit në të gjitha grupmoshat e njerëzve./abcnews.al