Në pak se 1 orë, Tottenham do të presë në “Tottenham Stadium”, “djajtë e kuq” të Manchester United, në sfidën e fundit të vlefshme për javën e 33-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, me vendasit që kërkojnë “kthesën” e madhe pas poshtërimit 6 me 1 nga Neëcastle, ndërsa “djajtë” kërkojnë të ruajnë vendin e tyrë në zonën Champions.
Përsa i përket formacionit, tekniku i përkohshëm i Tottenham, Ryan Mason, i cili zhvillon sot debutimin e tij ka vendosur t’i rreshtojë djemtë me formulën, 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Fraser Foster e para tij në mbrojtje Lenglet, Eric Dier e Christian Romero. Në krahët e mesfushës janë Pedro Porro e Ivan Perisic, me qendrën që mbulohet nga Hojbjer e Skipp. Më të avancuar janë Son e Richarlison, ndërsa i vetëm në “majën” e sulmit është “bomberi” anglez, Harry Kane.
Në krahun tjetër, tekniku hollandez, Erik ten Hag ka vendosur t’i përgjigjet kundërshtarëve londinezëve me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur spanjolli De Gea. Në krahët e mbrojtjes janë Wan-Bissaka e Diogo Dalot, ndërsa qendra mbulohet nga Lindelof e Luke Shaw. Më të tërhequr në mesfushë janë Casemiro dhe Eriksen, ndërsa “organizimi” i aksioneve i është besuar treshes Antony-Bruno Fernandes-Jadon Sancho, me sulmuesin e vetëm të “djajve” që është Marcus Rashford. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: