Kane: Nuk ndodhesha prej vitesh në formë kaq të mirë, Mourinho i veçantë

schedule11:19 - 20 Korrik, 2020

schedule 11:19 - 20 Korrik, 2020

Periudha e karantinës i shërbeu Harry Kane të rikuperohet qetësisht nga dëmtimi që pësoi në janar. Sulmuesi i Tottenham po kalon një moment shumë të mirë, ashtu si skuadra e Jose Mourinhos.

Bomberi anglez shënoi dy herë në fitoren e fundit 3-0 kundër Leicester City, teksa numëron katër gola në dy ndeshjet e fundit. 26-vjeçari rrëfen për Sky Sports se nuk ndodhej prej vitesh në formë kaq të mirë dhe e mbyll prononcimin e tij me një koment rreth trajnerit Mourinho.

Kam pasur kohë të pushoj dhe të stërvitem qetësisht. Mendoj se kam gjetur një formë që nuk e kam pasur prej katër vitesh. Unë punoj gjithmonë për të shënuar gola dhe për të ndihmuar skuadrën.

Golat e TOTTENHAM-LEICESTER CITY

Më pëlqen të flas në fushë dhe kjo është ajo që bëra kundër Leicester. I dëgjoj mendimet e të gjithëve dhe përpiqem të përmirësohem gjithmonë. Sivjet jam afër arritjes së shifrës së 20 golave (17 gola në kampionat).

Mourinho? Trajneri ka një stil ndryshe nga ai që kishte Pochettino. Nuk është e thjeshtë të marrësh drejtimin e një ekip në mes të sezonit, por kemi punuar shumë, por paraqitemi mirë dhe jemi të lumtur që po e mbyllim sezonin në një formë shumë të mirë“, deklaron Kane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!