Harry Kane është një goleador i lindur dhe të gjithë në ishull mendojnë se do të jetë kapiteni i Spurs ai që do të thyejë rekordin e Alan Shearer, si futbollisti më me shumë gola në historinë e Premier League.
Sulmuesi i Tottenham luajti mbrëmë ndeshjen e tij të 200-të në Premier League me fanellën e “Gjelave”, ku ka shënuar plot 136 gola. Vetëm dy futbollistë kanë arritur të shënojnë më shumë se kapiteni i Anglisë në 200 ndeshjet e para.
Sergio Aguero shënoi 138 gola me Manchester Cityn në 200 ndeshjet e tij të para, ndërsa legjenda Alan Shearer, pati shënuar plot 145 pesë. Harry Kane ka ende shumë punë për të bërë për të arritur te rekordi i golashënuesve në Premier League./abcnews.al