Të gjithë këtë nder, Harry Kane e shpërbleu sipas mënyrës së tij, duke I dhuruar Anglisë një tjetër arsye për të festuar, pas fitores 2-0 kundër Finlandës të sigluar nga vetë ai.
Pas një pjese të parë të dominuar nga të zotët e shtëpisë, por gjithsesi të bllokuar sa i përket rezultatit, sulmuesi ndryshoi fatin e sfidës në fraksionin e dytë.
Në minutën e 57-të, ai kaloi në epërsi skuadrën e tij.
Po vetë në 76-ën, dyfishoi shifrat për të vulosur fitoren e dytë radhazi të “Tre Luanëve” në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Një mbrëmje e madhe për anglezët dhe vetë Harry Kane, që gjithashtu thelloi rekordin personal si shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtaren.
Sulmuesi debutoi me “Tre Luanët” me gol në 27 mars të vitit 2015, ndërsa që atëherë numëron 66 realizime me përfaqësuesen e Anglisë.