E ardhmja e Harry Kane tek Tottenham është gjithmonë e më shumë në pikëpyetje. Sipas raportimit të “The Athletic”, gjithçka do të vendoset në fund të sezonit dhe nëse londinezët do të arrijnë të marrin pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm apo jo.
Kapiteni i kombëtares angleze nuk do ta pranonte një tjetër sezon pa Champions si dhe mungesa e trofeve është një tjetër arsye e fortë pse ai mund të kërkojë largimin. Kujtojmë që të besuarit e Jose Mourinhos aktualisht renditen në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit me 49 pikë, 3 më pak se West Ham i vendit të katërt.
27-vjeçari është nën kontratë me Tottenham deri në vitin 2024 dhe kartoni i tij vlerësohet plot 120 milionë euro. Në këtë sezon Kane numëron 41 ndeshje në të gjithë kompeticonet, ku ka shënuar 29 gola dhe ka dhuruar 16 asiste për shokët e skuadrës. /abcnews.al