Kryeministri i ri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić pati ditën e tij të parë të punës sot si kreu i qeverisë pas më shumë se dy dekadash që ndryshon pushtetin në këtë vend.
Krivokapić u zgjodh në krye të qeverisë pas disa muajsh negociata mes koalicioneve që morën pjesën në zgjedhje, ndërsa vendosi që të ketë vetëm 12 ministri për rritjen e efikasitetit të ekzekutivit, shkruan abcnews.al.
Ajo që ra sot në sy ishte fakti se kryeministri i ri u paraqit në punë me një taksi duke hequr kështu dorë nga makinat luksoze që përdorin shefat e qeverive të rajonit të Ballkanit.
Ky është një mesazh i mirë, megjithatë do të jetë edhe më tepër i tillë, nëse shefi i ri i qeverisë malazeze vijon me këtë stil.