Kane ndëshkon “Topçinjtë” edhe si “Bavarez”, tifozët e Arsenal “hakmerren” me Xhakën

schedule20:36 - 10 Prill, 2024

schedule 20:36 - 10 Prill, 2024

Pas transferimit nga Tottenham te Bayern Munich verën e shkuar, Harry Kane u rikthye në Londër për t’u përballur me rivalët e vjetër, Arsenal, me “bomberin” anglez, që shënoi sërish ndaj londinezëve në barazimin 2-2, duke u shndërruar në lojtarin kundërshtar që ka shënuar më shumë gola në “Emirates Stadium”, plot gjashtë të tillë.

Me përfundimin e sfidës, 30-vjeçari u ndal për një intervistë në fushë, por tifozët e “Topçinjve”, nuk e harruan rivalin e tyre të vjetër, teksa filluan të ngacmonin Kane në lidhje me faktin se skuadra e tij këtë sezon nuk do ta fitojë titullin e Bundesliga, pas 11 vitesh domnim, në Gjermani.

Mirëpo, nuk mbaroi me kaq, pasi nisën të këndonin në kor se kryesuesi i kampionatit është Granit Xhaka, ish-lojtari i tyre sezonin e shkuar, me tifozerinë e Arsenal, që gjetën sërish një pretekst,  për t’i kujtuar Kane se do të vijojë të mos fitojë tituj, “mallkim”, që e ka ndjekur përgjatë gjithë karrierës së tij. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!