Kane ka shënuar 6 gola në 7 ndeshje në Premier League, ja kush ka më shumë se ai

schedule19:52 - 17 Shtator, 2022

schedule 19:52 - 17 Shtator, 2022

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, ka shënuar 6 gola në 7 ndeshje në Premier League.

Sulmuesi 29-vjeçar shënoi në minutën e 8-të të ndeshjes kundër Leicesterit në kuadër të javës së 8-të të Premier League.

Ky është goli i 20-të i Kane kundër Leicesterit.

Me 6 gola në 7 ndeshje të ligës, Kane tani barazohet për vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë të Premierligës me sulmuesin e Fulhamit, Aleksandar Mitrovic (6 gola në 7 ndeshje).

Sulmuesi i Manchester Cityt , Erling Haaland kryeson listën e golashënuesve me 11 gola në 7 ndeshje. /abcnews.al/