Kane ka marrë vendimin final, i kërkon pronarit të klubit ta shesë në verë

schedule15:48 - 9 Maj, 2021

schedule 15:48 - 9 Maj, 2021

Cikli i Harry Kane te Tottenham mund të përfundojë këtë verë. Lojtari, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij te Spurs, po konsideron ndryshmin e ekipit këtë verë. Sipas The Sun, sulmuesi do t’i kërkojë Daniel Levy, pronarit të klubit, të dëgjojë ofertat që vijnë për të në merkaton e verës.

Një nga klubet më të interesuar për të marrë sulmuesin, sipas medieve angleze, është Manchester United, që flitet se ka gati një ofertë prej 100 milion eurosh.

“Çmimet individuale janë të mëdha, ato janë arritje fantastike. Por qëllimi tani si lojtar është të fitoj trofe ekipesh. Unë dua të fitoj trofe me ekipin dhe ne nuk po e bëjmë”, tha Kane muajin e kaluar. Ndërkohë pjesa më e madhe e njerëzve pranë futbollit e shtyjnë aë të largohet nga Spurs. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!