Harry Kane u kthye në çështje te Tottenham, për shkak se nuk doli në stërvitje gjatë kësaj jave. Sulmuesi ka sqaruar përmes rrjeteve sociale se ai nuk ka refuzuar asnjëherë që të bashkohet me skuadrën dhe se i dhemb fakti që shumë gjëra janë shkruar për të këto ditë.
“Kanë kaluar gati 10 vite që kur kam debutuar me Spurs. Në çdo prej atyre viteve, ju tifozët më keni treguar mbështetje dhe shume dashuri. Kjo është arsyeja pse më dhemb të lexoj disa komente që janë bërë këtë javë, që vënë në dyshim profesionalizmin tim.
Ndërkohë që nuk dua të hyj te specifikat e situatës aktuale, dua të qartësoj se kurrë nuk kam refuzuar të stërvitem. Unë do të kthehem në klub nesër, sikurse ishte planifikuar.
Unë nuk do të bëja asgjë për të rrezikuar marrëdhënien që kam me tifozët, të cilët më kanë dhënë mbështetje të palëkundur gjatë gjithë kohës që jam pjesë e Tottenham. Kjo ka qenë gjithmonë njëlloj, sikurse sot”, shkruan Kane.
Harry është nën kontratë me Tottenham, por ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit që dëshiron të largohet dhe Manchester City është klubi që dëshiron ta transferojë. /abcnews.al
— Harry Kane (@HKane) August 6, 2021