Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, e pranon se po kalon formën më të mirë të karrierës së tij. Kjo gjë ka ardhur nga trajneri Jose Mourinho dhe këtë fakt anglezi e ka pranuar gjatë një interviste për “PA”. Deri më tani Kane është përfshirë në 23 gola dhe ka arritur në kuotën e 201 golave në vetëm 301 ndeshje me “Spurs”.
“Ka qenë e mrekullueshme të stërvitesha vetëm me Mourinho në stërvitje. Kam mësuar shumë nga ai, mënyra se si Jose përballet me situata apo probleme të ndryshme është e mahnitshme.
Ai e kuptoi menjëherë stilin tim të lojës dhe këtë gjë ua bëri të qartë dhe lojtarëve të tjerë të ekipit”, deklaron bomberi.
“Arsyeja se pse unë jam në këtë formë është pikërisht Mourinho. Ky është ndryshimi i vërtetë. Trajneri më ka lejuar të marr topin dhe të krijoj hapësira vetë, por gjithashtu kam mundësinë të shkoj dhe përpara.
Mendoj se e kemi filluar mirë kampionatin. Që nga humbja e parë me Evertonin mësuam shumë dhe tashmë jemi të pamposhtur. Edhe kundër West Ham dhe Newcastle që kemi lënë pikë, kemi pësuar gol vetëm në minutat e fundit.
Jemi ende në nëntor dhe kemi shumë ndeshje për të luajtur, por unë mezi po pres të jemi sërish në fushë nën drejtimin e Joses”, përfundon Kane. /abcnew.al