Harry Kane raportohet se është afër kalimit te Bayern Munich.
Sipas Daily Mail, Kane është në prag të transferimit në Gjermani. Gjithçka do të vendoset të hënën, kur të takohen shefi ekzekutiv i Bayern, Jan Christian Driesen, drejtori teknik Marco Neppe dhe shefi i Tottenhamit, Daniel Levy.
Bayern thuhet se është i sigurt për arritjen e një marrëveshjeje me klubin e Londrës.
Gjermanët janë gati të ofrojnë 75 milionë paund, ndërsa Levy e vlerëson lojtarin 90 milionë paund.
Klubi i Mynihut është optimist, pasi vetë lojtari dëshiron të kalojë në Mynih.
Thomas Tuchel gjithashtu ka prioritet nënshkrimin e Kane pasi Sadio Mane do të largohet nga klubi së shpejti.
Edhe presidenti i Bayern Herbert Hainer foli për thashethemet: “Këtu në Bundesligë, ne nuk kemi shumë yje të klasit botëror.
Bayern gjithmonë përpiqet të nënshkruajë me lojtarët më të mirë. Harry Kane është një opsion shumë tërheqës, kapiten i Anglisë dhe golashënuesi më i mirë. Ai do ta bënte Bundesligën më të fortë”. /G.D abcnews.al/