Vendimi i Harry Kane, për të mos rinovuar kontratën e tij me Tottenham, nuk është pëlqyer aspak nga drejtuesit e klubit, mirëpo ndryshe nga këta të fundit, tekniku Ange Postecoglu është i një mendimi tjetër.
Pak para nisjes drejt Tajlandës aty ku do të zhvillojnë turin përgatitor të miqësore, para nisjes së sezonit 2023-2024, Postecoglu u shpreh se Kane është një pjesë shumë e rëndësishme e klubit, por megjithatë kjo çështje nuk duhet të vazhdojë për një kohë të gjatë.
“Kane është një pjesë shumë e rëndësishme e këtij klubi, jo vetëm e ekipit. Ai është një figurë e madhe. Është një çështje prioritare, ne duhet të merremi me të tani. Do të ishte më mirë për të gjithë të përfshirët nëse nuk do të duhej të mendonim për këtë për një kohë të gjatë.
Nuk është mirë për askënd, as për Harryn, as për klubin. Nuk ka ultimatum, por është në interesin e të gjithëve që të gjendet një zgjidhje”,- është shprehur tekniku greko-australian, mbi të ardhmen e “bomberit”. /i.m /abcnews.al