Micah Richards, ish-mbrojtësi i Manchester City dhe Anglisë, ka folur në “Football Daily” për zërat e shumtë që shoqërojnë dy prej yjeve të Premier League, Paul Pogba dhe Harry Kane.
Anglezit nuk i pëlqen fakti që mesfushori francez i Manchester United trajtohet ndryshe nga sulmuesi i Tottenham, i cili nuk ishte grumbulluar për duelin e sotëm ndaj kampionëve të City.
? "Kane's not turned up for training and we call him a saint, Pogba's never said he wanted to leave and he's getting abuse."@MicahRichards @GNev2 and Graeme Souness argue about the treatment of Paul Pogba's future compared to Harry Kane pic.twitter.com/JADAyN0Gue
— Football Daily (@footballdaily) August 15, 2021
“Kane nuk është paraqitur në stërvitje dhe e quajmë atë një shenjt, ndërsa Pogba kurrë nuk ka thënë se do të largohet nga Manchester United dhe abuzohet me të. Ku është diferenca mes tyre?”, shprehet Richards. /abcnews.al