Harry Kane foli për objektivat e tij te Bayern dhe vlerësoi shumën e transferimit të tij.
“Këtë sezon dua të përpiqem të fitoj të gjithë trofetë. Ky synim është vendosur nga Bayerni. Mendoj se nëse arrijmë në fund të sezonit pa i fituar të gjithë trofetë, klubi do të jetë pak i zhgënjyer.
100 milionë euro janë shumë para. Ndihem përgjegjës, e kuptoj që duhet ta shpërblej. Jam paguar aq shumë për hir të arritjeve të mëdha. Unë dua gjëra të mëdha, kështu që ne kemi të njëjtat synime”, tha Kane. /G.D abcnews.al/