Kandidoi në 3 qarqe, Kryemadhi udhëheq listën e LSI vetëm në Fier, kush kryeson në Tiranë dhe Elbasan

schedule02:32 - 29 Prill, 2021

schedule 02:32 - 29 Prill, 2021

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi vendosi të kandidonte në tre qarqe për një mandat deputeti si një taktikë për të forcuar pozitën e partisë së saj.

Ajo u pozicionua në listat e LSI, në qarkun e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. LSI arriti të sigurojë mandate vetëm në dy të parat, ndërsa në Elbasan karriget e deputetëve u ndanë mes PD dhe PS.

Në qarkun e Tiranës, Kryemadhi ka arritur të sigurojë 1286 vota duke u renditur e dyta sa i përket numrit të votave në listat e kandidatëve të LSI në këtë qark, pas Përparim Spahiut i cili ka arritur të sigurojë deri më tani 2103 vota.

Ndërkohë në Fier, Kryemadhi kryeson në listen e të vetëve me 1450 vota, ndjekur nga Ardian Alushi me 1228 vota.

Nga ana tjetër, në qarkun e Elbasanit ku zgjedhësit e kanë lënë pa mandat, Kryemadhi ka siguruar deri më tani 685 vota duke u renditur e treta në listë pas Altin Toskës dhe Miranda Rirës./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!