Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha thotë se Bedri Hamza, kandidati i kësaj force politike për kryeministër të Kosovës, është një nga figurat më dinjitoze që vendi ka.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Berisha u shpreh se fakti që Hamza vizitoi Shtëpinë e Bardhë në Uashington, tregon se amerikanët e shohin atë si partner të besueshëm.
“Kosova dhe lidershipi i saj konsiderohen jo serioze. SHBA nuk kanë më vullnetin për të marrë vendime të rëndësishme. Temat e mëdha nuk varet nga ne,m Kurti është treguar jo i besueshëm. Dialogun e ka me mandat kishtetese. Vendimmarjen finale ta harrojë. Vizitën e zotit Hamza e kam parë të rëndësishme. Populli i Kosovës ka nevojë për njeri me kredibilitet. Zoti Hamza ka nënshkrimin e tij në çdo arritje të Kosovës. Ky ka qenë promotori i implementimit të projekteve. Zoti Hamza, me faktin që është pranuar në Shtepinë e Madhe, është filtruar se cili është vizioni dhe si do të ecë përpara. Kosova, me këtë qeverisje, e ka dëmtuar gjeostrategjinë amerikane për rajonin. Kurti nuk ka qenë i preferuari i amerikanëve, nuk është as sot”, theksoi ai./abcnews.al