Kandidatja Zhupa u përqafua me ministren Denaj, mjeku: Moj Inë e vogël nuk i jepet dora hajdutit

schedule13:19 - 27 Prill, 2021

schedule 13:19 - 27 Prill, 2021

Doktori i njohur, Petrit Vargu ka reaguar pas veprimit shumë të ndjeshëm, ku ministrja Anila Denaj dhe kandidatja e PD-së, Ina Zhupa u përqafuan pas mbylljes së procesit të numërimit në një nga KZAZ në Sarandë.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai i drejtohet Zhupës që nuk i jepet dora hajdutit, që i ka vjedhur.

Sipas Vargut, ajo duhet t’ja shtrëngojë dorën partosë dhe jo kundërshtarit që e masakroi në mënyrë të paligjshme.

“Moj Inë e vogël që edhe ti do që të bësh politikë! Nuk i jepet dora hajdutit, as në vendet më moderne të botës. Na kanë vjedhur aq sa nuk kanë kurajë të bërtasin “Fitore”.

Duhet të kesh parasysh që i kur i hyn politikës, veprimet nuk janë më individuale, por politike. Prandaj mos u tërhiq nga emocionet. Dhuratën ta bëri partia dhe asaj shtrëngoja dorën fort, jo kundërshtarit që të masakroi në mënyrë të paligjshme”, ka shkruar Vargu.l.k/abcnews.al