Kandidatja republikane nga Teksas për zgjedhjet e Kongresit, Valentina Gomez ka shkaktuar zemërim në mbarë globin pasi publikoi një video në platformën X ku shihet teksa I vë flakën librit të shenjtë të Kuranit.
Videoja e cila shoqërohej me mbishkrimin Do ti jap fund Islamit në Teksas ndaj më ndihmoftë zoti u bë virale duke tërhequar dhjetëra mijera komente të cilat kanë dënuar aktin e 26 vjeçares.
Valentina Gomezes shprehet në videon e publikuar prej saj se besimtarët myslimanë janë terrorist që kanë përdhunuar vajza dhe kanë vrarë djemtë amerikan ndërsa shton se I vetmi Zot që amerikanët njohin është ai Zot që njeh edhe Izraeli.
Në mesin e personave që reaguan mbi videot e 26 vjeçares ishte edhe i dërguari i Trump për Misionet Speciale Richard Greenell i cili akuzoi Gomez se kishte shkelur amendamentin e parë të kushtetutës Amerikane ku garantohet liria e fjalës dhe besimit Fetar. Grenell shkroi në X se po 26 vjecarja po bënte veprime që e bënin atë të dukej si budallaqe ndërsa Gomez iu kundërpërgjigj duke I thënë se myslimanët e shohin Grenell si një njeri që duan ta vrasin, ndërkohë që ajo e shihte të dërguarin e Trump si vëllain e saj të krishtertë.
Kjo nuk është hera e parë që Gomez ka shkaktuar polemika. Në maj të vitit 2025, ajo u ngjit me forcë në skenë në një aktivitet të angazhimit qytetar mysliman në Kapitolin e Shtetit të Teksasit, duke rrëmbyer mikrofonin dhe duke nisur një fjalim anti-islamik. Pamjet e shpërndara në internet e tregonin atë duke deklaruar: “Islami nuk ka vend në Teksas. Më ndihmoni të shkoj në Kongres që të mund t’i japim fund islamizimit të Amerikës. Unë kam frikë vetëm nga Zoti.” /abcnews.al

