Evgjeni Bashari ose Helena Papa do të jenë personat që për 7 vitet e ardhshme do të skanojnë dhe do të hetojnë pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.
Komisioni i Ligjeve kualifikoi vetëm këto dy emra në garën për kreun e ri të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Pas dëgjesave, Komisioni skualifikoi Lefterie Lleshin, Evis Ficon dhe Dhimitrulla Spiron, ndërsa Eridjan Salianji, funksionar i Partisë Socialiste, ishte tërhequr nga gara.
Burime pranë mazhorancës thanë për gazetaren Esiona Konomi se Bashari, që aktualisht është Sekretare e Përgjithshme e ILDKP-së, është më e mbështetura për të marrë karrigen që aktualisht mban shefi i saj, Shkëlqim Ganaj./mv.abcnews.al