Kandidati republikan për president të SHBA-së vizitë të papritur në Ukrainë, takohet me Zelensky

schedule15:14 - 4 Gusht, 2023

schedule 15:14 - 4 Gusht, 2023

Kandidati republikan për president Chris Christie u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një vizitë të papritur në Ukrainë të premten.

Ish-guvernatori i Nju Xhersit ka mbrojtur mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe në një intervistë për CNN tha se mbështetja e SHBA ishte e nevojshme për të kundërshtuar ndikimin e kundërshtarëve si Kina dhe Rusia.

Ai gjithashtu kritikoi rivalin e tij të vitit 2024, ish-presidentin Donald Trump, në fillim të këtij viti, i cili refuzoi të thonte nëse Ukraina duhet të fitojë luftën kundër Rusisë.

/abcnews.al