Kandidati i PD bllokon furgonin në Berat: Brenda është zyrtarja e PS, po ndanin ndihma për vota

schedule21:48 - 19 Prill, 2021

schedule 21:48 - 19 Prill, 2021

Mbrëmjen e sotme drejtuesi i PD-së në qarkun e Beratit Tomor Alizoti së bashku me një grup mbështetësish të opozitës kanë bllokuar një furgon pak metra larg bashkisë.

Alizoti akuzon se socialistët po shpërndajnë ndihma natën dhe se brenda furgonit ndodhet Joana Melëngu anëtare e ZAZ, kryetare e rajonit nr. 2 e PS-së në Berat, të cilën nuk e lejojnë të dalë dhe të largohet pa ardhur një oficer i policisë gjyqësore.

Brenda ka karta ID dhe një mall nga rezervat e shtetit. Furgoni është kapur në orën 9 e ca duke shpërndarë ndihma. Policia nuk po sjell oficerin gjyqësor, që të bëjë kontrollin, do ta shoqërojë me shoferin që është brenda.

Ata dyshohet se kanë karta ID, mund ti fshehin, shpërndajnë ndihma dhe na fshihen gjurmët. Policia ruan furgonin dhe mesazhet janë fshirë. Joana Melëngu anëtare e ZAZ, kryetare e rajonit nr. 2 e PS-së në mes të natës më një furgon me ndihma të rezervës së shtetit. 

Furgoni u mbush në magazinat e bashkisë. Pse duhet një anëtare e ZAZ-së që të shpërndajë ndihma? Përse? Policia nuk bën asnjë veprim. Askush nuk do të prekë votën e demokratëve shqiptarë. Dua që Shqipëria të ketë një ditë demokraci, se këtij populli po i del shpirti” tha ai.

Ky është një krim elektoral dhe përgjegjësit do të përballen me ligjin” tha më tej Alizoti. / db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!