Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë blu ka komentuar listën e kandidatëve për deputetë që u dorëzua mbrëmë në KQZ.
Basha theksoi se ajo ajo është listëve fitores. Basha gjithashtu falenderoi edhe ata që nuk janë pjesë e listës, ndërsa shtoi se do të jenë pjesë e kontributit për ndryshimin.
“Listë ndryshimi. Listë fitore. Listë për normalitetin, për ti dhënë fund ngecjes 8 vjecare të Shqipërisë. Listë për të pëfaqësuar me integritet. Këto kanë qenë edhe kriteret bazë që është bazuar një proces i gjatë dhe transparent.
Dua ti falënderoj të gjithë nga zemra, janë resurse që PD disponon. 25 prilli do të jetë dita e nisjes së këtij ndryshimi. Këtë e ndjej kudo, në takimet ku më keni shoqëruar. Gjatë gjithë këtyre ditëve të një jave të ngarkuar sic ishte kjo e hartimit të listave. Dëshirën për ndryshim nuk e fsheh askush.
Me listën e miratuar dje PD, aleatët dhe LSI finalizojnë hapat e fundit përgatitorë dhe nisim së bashku drejt 25 prillit, ditës së ndryshimit. Bashkë për ndryshimin dhe fitoren. Ky ka qenë motivi dhe e vërteta.
Do vazhdojnë të jenë pjesë e ekipit të ndryshimit të Shqipërisë pas 25 prillit”, tha Basha.