Kandidatët e Berishës shkojnë në KQZ me firmën e Brahimllarit të LSI-së

schedule15:50 - 9 Shkurt, 2022

schedule 15:50 - 9 Shkurt, 2022

Këtë të mërkurë koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e kandidatëve të saj mee të cilët do të garojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit.

Pavarësisht se KQZ nuk pranoi të regjistronte si pjesë të koalicionit nismën e Sali Berishës, pasi logot dhe simboli me të cilët përfaqësohet i përkasin Partisë Demokratike, “Shtëpia e Lirisë” ka dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve në zgjedhje, por vihet re se ato mbajnë firmën e sekretarit të LSI-së Endrit Braimllari dhe vulën “Lëvizja Socialiste për Integrim”.

“Shtëpia e Lirisë” do të kandidojë në 6 bashkitë me këta emra: Elton Bano (Lushnje), Bardh Spahia (Shkodër), Premtim Kryemadhi (Dibër), Ardian Muka (Durrës), Hekuran Xhani (Rrogozhinë) dhe Lulzim Vrana (Vorë)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!