Kandidate për rektore, Hafizi: Prej 20 vitesh një grup i vogël njerëzish mbajnë peng universitetin

schedule18:06 - 1 Korrik, 2020

schedule 18:06 - 1 Korrik, 2020

Mimoza Hafizi ishte e ftuar në studion e Abc News, ku foli për kandidaturën që shpalli sot si rektore e Universitetit të Tiranës.

Zgjedhjet në universitete janë përcaktuar të mbahen në 30 korrik, ndërsa Hafizi është shprehur me rezerva për këtë datë, ku nuk do të jenë të pranishëm studentët.

Mes të tjerash Hafizi tha se zgjedhjet në universitete kanë degraduar. “Zgjedhjet në universitete kanë degraduar. Prej 20 vitesh ciklohen të njëjtën njerëz që kanë përjashtuar frymën e konkurrencës”, u shpreh ajo.

Lidhur me këtë, gazetari Endri Xhafo i solli në vëmendje Hafizit deklaratën e bërë sot nga PD, ku thuhej se caktimi i zgjedhjeve në këtë periudhë bëhet për të hequr Mënyr Konin dhe për të vendosur në krye të UT, Artan Hoxhën, i cili aktualisht është dekan i fakultetit të Drejtësisë.

Hafizi tha se ajo nuk ka lidhje me këto dy kandidatura, por sipas janë pjesë e klanit të universitet që është prezent prej 20 vitesh.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me këto dy kanditaura, sepse janë të atij klani që kam përmendur. Mund të mos jenë aktualisht por të gjitha planet i kanë bërë bashkë për të trashëguar këtë menaxhim universitar. Prishja mes tyre është pjesë e logjikës. Prishja është pjesë e paketës, unë nuk çuditem fare që janë prishur. Por nuk do të thotë që kjo prishje shkatërron skemën. Skema mund të shkatërrohet vetëm nga skema të tjera dhe unë këtë përpjekje po bëj. Dua të bëj përpjekje që kjo skemë të mos funksionojë më. Universitetin e Tiranës ta drejtojnë njerëz që janë zgjedhur nga pedagogët e thjeshtë dhe jo nga kompromise të pandershme.

Prej 20 vitesh është një grup i vogël njerëzish që mbajnë peng interesat e universitetit dhe alternojnë njëri-tjetrin. Ka rrotacion ndërmjet tyre q pushteti të trashëgohet nga njëri te tjetri. Ligji nuk e lejon që të ketë më shumë se dy mandate një person dhe kështu krijohet mundësia për të trashëguar postin”, u shpreh ajo.

Më tej, Hafizi u shpreh optimiste se ka shanse për fitore, duke iu referuar bisedave të saj me kolegët.

“Unë kam biseduar me shumë kolegë. Dhe ka edhe optimizën edhe pesimizëm dhe kjo ka bërë që të mas dhe të them se ka shanse të forta fitoreje. Ju thatë që klanet fitojnë, por baza e pedagogëve nuk përfitojnë nga kjo. Ata janë të pashpresë, u duket se udhëheqja nuk u intereson”, deklaroi Hafizi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!