Kandidate për kreun e KLP/ Mirela Bogdani: Të ulet numri i magjistratëve, duhen juristë të kualifikuar

schedule10:36 - 7 Qershor, 2024

schedule 10:36 - 7 Qershor, 2024

Kandidatja për kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani deklaroi se duhet të ulet numri i magjistratëve dhe sipas saj, në sistemin e drejtësisë duhen juristë të kualifikuar.

Gjatë fjalës së saj teksa prezantonte kandidaturën, Nogdani u shpreh se është e rëndësishme që të ketë cilësi.

“Do donim, më mirë ndoshta të ishim të kursyer në rritjen e numrit të magjistratëve dhe për pasojë të adresonim çështjet e ngarkesës në hark kohor pak më të gjatë, sesa të çedonim në cilësinë e tyre. Është e rëndësishme që në sistem të vijnë jo vetëm juristë shumë të mirë, por të kenë integritet, të marrin kohën e duhur. Na intereson më shumë cilësia sesa sasia”, theksoi ajo.

Më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë është drejtuar nga Alfred Balla, i cili u shkarkua pak javë më parë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ndërpreu mandatin e Ballës, duke e larguar atë nga drejtimi i institucionit më 9 vota pro dhe një abstenim.

Ky qëndrim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë erdhi pas vendimit të dhënë nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, që e përjashtoi Ballen për 15 vitet e ardhshme nga sistemi i drejtësisë./abcnews.al/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!