Kandidatë për gjyqtarë në Kushtetuese, KED lejon kandidimin e Ardian Dvoranit dhe Gent Ibrahimit

schedule11:48 - 15 Tetor, 2022

schedule 11:48 - 15 Tetor, 2022

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka lejuar kandidimin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të dy kandidatëve Ardian Dvorani dhe Genti Ibrahimi.  Deri tani kandidimi për Ibrahimin është mbajtur pezull për shkak të një problemi me pasqyrimin financiar.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, përfaqësuesit të Avokatit të Popullit si edhe përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e premte datë 14 tetor 2022, mbledhjen e tij të radhës, sipas rendit të ditës së njoftuar në datë 10 tetor 2022.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, referuar rendit të ditës pasi u njoh me materialin e përgatitur nga relatori për kandidatin z. Ardian Dvorani, për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese z. Altin Binaj, të shpallur nga Kuvendi i Republikës, vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati.

Ndërsa lidhur me pikën e dytë të rendit, që kishte të bënte me diskutimin e aktit të ekspertimit për komponentin pasuror, të kryer për kandidatin z. Gent Ibrahimi, i cili kandidon për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese z. Përparim Kalo, të shpallur nga Presidenti i Republikës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, mbasi administroi aktin e ekspertimit dhe procedoi me pyetjen e ekspertit të thirrur për dhënien e sqarimeve për përmbajtjen e tij, në përfundim vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati.

Aktualisht Dvorani aktualisht mban postin e gjyqtarit ne gjykatën e apelit administrativ, ndërkohë që më parë ka qenë edhe anëtar i Gjykatës së Lartë. /Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!