Kandidat për FBI-në shqiptare, Idajet Faksaj kalon vettingun! Konfirmohet në detyrë nga KJV

schedule13:21 - 16 Tetor, 2020

schedule 13:21 - 16 Tetor, 2020

Drejtori i Departamentit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve, kandidat për Byronë Kombëtare të Hetimit Idajet Faskaj ka kaluar vetingun. Ai është konfirmuar në detyrë ditën e sotme nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Faskaj ka qenë një prej katër emrave atë cilët kandiduan për kryetar të BKH-së, ku në krye u vendos Aida Hajnaj. Pasi rezultoi i pastër sipas raportit të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ai kaloi edhe makinën e së vërtetës.

BKH do të ndihmojë SPAK në hetimin e rasteve të korrupsionit në nivele të larta. Hetuesit e BKH do duhet të përmbushin standarde të forta, të ngjashme me ato të FBI./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!