Një e mbijetuar nga kanceri i gjirit thotë se sëmundja është një temë tabu në komunitetin aziatik dhe se nëna e saj mund të kishte shpëtuar, po të kishte ndjerë më pak “siklet” nga sëmundja. Nëna e dy fëmijëve, Rina Gunnoo rrëfeu se si kanceri nuk adresohet sa duhet në komunitetet aziatike.
Rina humbi nënën e saj nga sëmundja në fund të viteve ’90, por zbuloi se ajo ndjente ‘presione kulturore’ rreth sëmundjes, që do të thotë se ndihej në siklet dhe në turp për diagnozën e saj. Ajo nuk dëshironte të kryente kimioterapi, dhe në kohën kur nisi trajtimin në formën e radioterapisë ishte tepër vonë.
“Kishte mjaft presione kulturore. Në kuptimin kur mjeku tha se i duhej bërë kimioterapia, ajo nuk donte të pranonte faktin se kishte kancer.“, tha ajo duke shtuar më tej “Unë mendoj se ishte pak trup për familjen dhe siklet për të që ishte me kancer, por nuk funksionon kështu.“ xh.d/abcnews.al